4 Këshilla Për Reklamim Të Suksesshëm Në Facebook

Mësoni këto 4 teknika të Reklamimit në Facebook

 

Ka nga të gjitha llojet e reklamave që shikojmë të shfaqen në Facebook. Disa nga këto reklama janë të shkëlqyera dhe disa thjesht janë duke zbrazur llogaritë bankare të personit që po i reklamon ato. Është shumë e rëndësishme që ju të kuptoni plotësisht Fushatat në Facebook përpara se të “zhyteni” në to. Është relativisht e lehtë për të marrë klikime dhe shikime të reklamave tuaja, por realiteti është që ju mund të humbni para në qoftë se nuk e dini se çfarë po bëni.

Këtu janë 4 këshilla për t’ju ndihmuar që të jeni të suksesshëm me reklamat tuaja në Facebook. Sigurisht, ka edhe shumë të tjera që unë do t’i trajtoj në artikujt në vijim!

 

#1 Ju duhet të përcaktoni qartësisht se cili është Qëllimi Kryesor i Fushatës tuaj Facebook

intention

Çfarë jeni të interesuar të arrini, që përdoruesit të njihen me një markë të caktuar, të gjeneroni sa më shumë pëlqime, të rrisni shitjet? Qëllimi juaj do të jetë ai që do të përcaktojë mënyrën se si ju do të konceptoni fushatën. Për shembull, në qoftë se ju doni të gjeneroni shitje, atëherë reklamimi me kosto për klikim të linkut tuaj (cost per link click) është ndoshta opsioni më i mirë, por në qoftë se ju doni të krijoni dhe rrisni autoritetin e një markë atëherë opsioni më i rekomanduar do të ishte kosto për shfaqje (cost per impression – CPM).

link clicks

#2 Mirë-shfrytëzoni hapësirën në kuadratin e reklamës

Ju lejohen vetëm 25 karaktere për titullin e reklamës tuaj, 90 karaktere për përshkrimin tuaj dhe një imazh (rekomandohet që imazhi të mos ketë më shumë se 20% të hapësirës me tekst). Kjo do të thotë që ju do të duhet të shkruani një tekst të shkurtër. Merrni kohën që iu duhet – modifikoni dhe redaktoni sa më shumë nëse është e nevojshme duke mos e humbur mesazhin që dëshironi të përcillni!

#3 Monitoroni performancën e reklamave tuaja

Shumë njerëz vendosin reklamat e tyre dhe pastaj nuk i shikojnë më, thjesht paguajnë faturën e tyre dhe kaq. Problemi është se nëse reklama juaj nuk ka performance të mirë, atëherë ju thjesht do të jeni duke çuar dëm buxhetin tuaj të marketingut. Metoda më e mirë që duhet të bëni për ta shmangur këtë është të shfrytëzoni mjetet që Facebook i ka vënë në dispozicion për ju, që janë Menaxhimi i Reklamave Facebook (Facebook Ads Manager) dhe Raportet e Facebook (Facebook Reports), të cilat gjenden në llogarinë tuaj të reklamimit. Këto dy mjete ju tregojnë shumë parametra, si: sa persona kanë parë reklamën tuaj, sa kanë klikuar në reklamën juaj si edhe sa është përqindja e raportit të klikimit (CTR), që nënkupton përqindjen e përdoruesve të cilët kanë klikuar një reklamë ndaj atyre që e kanë parë, p.sh nëse 100 veta e kanë parë reklamën tuaj por vetem 40 e kanë klikuar atëhere CTR është 40%. Edhe më shumë parametra ju do të mund të shfrytëzoni nëse përdorni këto dy mjete.

Ky informacion është shumë i vlefshëm për t’ju ndihmuar që të merrni vendimet se cila reklamë duhet të vazhdojë dhe cila të ndërpritet ose përmirësohet.

#4 Testoni, testoni, testoni!

Mënyra më e mirë për të kuptuar se çfarë vlen për audiencën që ju synoni është të testoni vazhdimisht. Testoni më buxhete të vogla. Testoni kombinime fotosh dhe tekste të ndryshme me tituj të ndryshëm. Kështu ju do të shikoni se cilat nga reklamat po klikohen me cmimin më të lirë për klikim (CPC). Sapo ju të keni gjetur reklamën “fituese” atëherë do jeni gati që të gjithë buxhetin ta vendosni në dispozicion të kësaj reklame. Por, mos harroni, përsëri duhet të vazhdoni me testimin.

Këto ishin 4 udhëzime që unë zgjodha t’i ndaj me ju sot. Në artikujt pasardhës do të trajtoj strategji të tjera të cilat mund t’i shfrytëzoni lehtësisht kur ju krijoni fushatat tuaja në Facebook.

 

p.s. Ju pëlqeu çfarë lexuat? S’ju pëlqeu? Keni një pyetje specifike dhe kërkoni përgjigje në këtë fushë? Më lini një koment më poshtë dhe une do t’ju përgjigjem personalisht secilit prej jush.

Edhe një këshillë, ndajeni këtë informacion me ata që mendoni se mund të jenë të interesuar.

 

Le të mësojmë së bashku!

4 Këshilla Për Reklamim Të suksesshëm Në Facebook

Facebook Comments Box

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.