5 Arsye Pse Bizneset Duhet Të Përdorin Mediat Sociale
Pavarësisht se çfarë ju jeni duke orfuar për blerësit tuaj, përdorimi i Mediave Sociale si një mjet marketingu mund t’ju ndihmojë të rrisni potencialin e brandit tuaj pse jo edhe të portofolit.
Ka shumë arsye pse bizneset duhet të përdorin mediat sociale, por sot kam zgjedhur të ndaj me ju këto më poshtë:
1. Përdorimi i Mediave Sociale Është Falas
Tani, kur themi falas, juve ju duhet një linjë interneti për të përdorur rrjetet sociale, por përdorimi i tyre është plotësisht falas. Gjithashtu ju duhet të dedikoheni dhe impenjoheni për të angazhuar audiencën tuaj, duhet t’i kushtoni kohën e nevojshme, çdo ditë. Mediat Sociale duhet të konsiderohen si mjete komunkimi afatgjatë dhe nuk duhet ta lini pas dore në asnjë moment. P.sh Instagram-i është një platformë tërësisht falas dhe ju mund të lidheni në mënyrë shumë të shpejtë me ndjekësit tuaj – ata që kanë interes për brandin tuaj. Ata janë blerësit tuaj të mundshëm. Por, puna juaj nuk mbaron tek lidhja që keni bërë me ndjekësit tuaj, ju duhet t’i mbani ata të angazhuar, t’i kënaqni, t’i informoni dhe kjo patjetër kërkon kohën tuaj të çmuar.
Platformat janë gati aty që ju t’i përdorni, mos prisni më gjatë. Filloni me Instagram!
2. Janë Vendet Ku Mblidhen Blerësit Tuaj
Është pikërisht “online” vendi ku tashmë mblidhen blerësit tuaj të mundshëm. Përdorimi i internetit përmes celularit e ka rritur me 80% disponueshmërinë e një klienti të mundshëm për tu lidhur me një brand të caktuar, për ta ndjekur atë dhe për tu angazhuar me çfarë publikohet. Mjafton të shkoni në Facebook dhe të shikoni në “timeline-kohështrirje”, dhe aty do t’ju shfaqen të gjitha veprimet e miqve tuaj. Aty do te shikoni se si ata bëjnë “like-pëlqej”, “share-shpërndaj” apo komentojnë në postime të faqeve të brandeve të ndryshme. Ose, shkoni në Fan Page të një konkurrentit tuaj dhe shikoni se sa angazhim ka ai nga ndjekësit e tij.
3. Mënyra Më e Mirë Për Të Fituar Publicitet
Duke publikuar informacion shumë të vlefshëm, personat që do ju ndjekin do të jenë ata që do ju bëjnë publicitet për brandin tuaj. Kështu vazhdon dhe shpërndahet online kompania juaj, produktet apo shërbimet. Ama, nga ana tjetër ju duhet të mësoni të flisni gjuhën e ndjekësve tuaj. Çfarë ju synoni është të shpërndani sa më shumë informacion të vlefshëm, por nga ana tjetër duhet t’i trajtoni ndjekësit tuaj njësoj si miqtë, pavarësisht së në fund të ditës ju dëshironi të keni shitur diçka tek ta. Ftojini ndjekësit tuaj të vizitojnë blogun, dyqanin tuaj online apo website.
4. Mediat Sociale iu Ndihmojnë të Beni Më Shumë Shitje
Që në momentin që ju zgjidhni të komunikoni përmes një mediumi social, ju në mënyrë automatike rrisni tek audienca ndërgjegjësimin për brandin tuaj, sidomos nëse jeni duke publikuar diçka vërtet interesante. Sa më shumë publicitet të merrni, dhe sa më shumë klikime të merrni nga ky publicitet pa kosto, aq më shumë vizitorë do të keni tek website juaj dhe rrjedhimisht më shumë shitje – e thjeshtë apo jo!
5. Mediat Sociale janë e ardhmja
Asnjë biznes nuk ka dëshirë të mbetet mbrapa të tjerëve. Vetëm se duhet të kuptoni se në çdo ditë që kalon, një konkurrenti juaj mund të jetë duke promovuar biznesin e tij në mediat sociale. Vala e përdorimit të mediave sociale nuk është kalimtare, siç mund të kenë qënë në të kaluarën trende të caktuara, kjo është valë që do të qendrojë dhe duhet të mësohemi me të. Duhet të mësohemi dhe duhet të mësojmë se si të përfitojmë prej saj. Një nga avantazhet e Shqipërisë është, siç e kam përmendur edhe nëpër artikuj të tjerë, se ne akoma kemi mundësi që me pak buxhet menaxhimi dhe reklamimi t’i bëjmë profilet e bizneseve shumë të aksesueshme nga blerësit e mundshëm. Pra, një potencial për të rritur shitjet dhe të ardhurat tona.
Por si do e vazhdojmë?
Përpara se të shkomi më tym tek të parët që do t’ju ofrojnë këtë shërbim, ju sugjerojmë të bëni disa kërkime.
Planifikoni “sulmin” tuaj!!!
Ju mund të harxhoni orë të tëra online duke u përpjekur të kuptoni se si funksionon çdo platformë dhe si duhet të merrni më të mirën prej saj. Ka dhjetra “agjenci” që pretendojnë se mund t’ju ofrojnë shërbimin që iu duhet, por KUJDES!, se jo gjithmonë keni të bëni me profesionistë të cilët janë trajnuar për të qënë menaxherë të Mediave Sociale. Nëse j’u duhen referenca dhe kontakte për persona të cilët ne i kemi trajnuar profesionalisht në nivelin e Ekspertëve, të cilët aktualisht janë duke punuar me kompani nga e gjithë bota, atëherë na kontaktoni. Merrni disa referenca për ta dhe ngjiteni nivelin e biznesit tuaj më lart përpara konkurrentëve tuaj.