Mundësitë e rritjes së reklamimit online
Facebook ka prezantuar aplikacionin më të ri i cili quhet Facebook Lite. – Një aplikacion qe ka si qëllim zgjerimin e shtrirjes së Facebook sidomos në vendet në zhvillim ku telekomunikacioni është jo shumë I zhvilluar.
Ky aplikacion ndihmon përdoruesit Android, të cilët përdorin telefonat celularë në vende ku mungon interneti wireless dhe ai në telefon. Ky aplikacion ka një madhësi më pak se 1 MB dhe ka shumicën e karakteristikave të rrjetit social, sikurse statuset, të rejat e fundit, fotot, njoftimet por edhe më shumë, kanë thënë zyrtarët e Facebook.
Facebook Lite ka filluar të funksionojë në Azi dhe ndër të tjera u tha se në javët e ardhshme i njëjti shërbim do të jetë në dispozicion edhe në disa pjesë të Evropës, Afrikës dhe Amerikës Latine.
eMarketer ka kryer një studim ku rezultoi se 1 bilion njerëz e kanë hapur të paktën një herë llogarinë e tyre në Facebook, përmes telefonit celular.
Gjithashtu sipas Facebook, 73% e të ardhurave të kompanisë kanë ardhur nga reklamimi në aparatet celulare.
Me një pritshmëri që sipas eMarketer, në 2019, 90% e përdoruesve të Facebook do ta aksesojnë rregullisht këtë shërbim në një aparat celular.
Por çfarë do të thotë kjo në termat e reklamimit? Kjo për reklamuesit do të thotë më shumë mundësi për të arritur një audiencë më të madhe. Rrjedhimisht me një kosto më të ulët.
Për bizneset gjithashtu do të thotë një lidhje e vazhdueshme me klientët e tyre, në çdo kohë edhe kur gjenden offline.
Dhe në njëfarë mënyre po shikojmë se si po shkrihen çdo ditë të gjitha barrierat e komunikimit online dhe offline.
A nuk është fantastike?
Faleminderit per infon e publikuar