10 Hapa Të Domosdoshëm Për T’u Ndjekur Kur Krijoni Një Fushatë Reklamimi në Facebook

10 Hapa Të Domosdoshëm Për T’u Ndjekur Kur Krijoni Një Fushatë Reklamimi në Facebook

Përtej të qënit një Rrjet Shoqëror, Facebook është një platformë fantastike dhe mjaft fitimprurëse për aksionerët e saj. Në këtë kuadër Facebook përpiqet vazhdimisht të sjellë një eksperiencë përdorimi sa më të thjeshtë dhe sa më të dobishme për reklamuesit dhe bizneset. Ndryshe nga format tradicionale të reklamimit, në Facebook jeni ju ata që i vendosni rregullat.

Është fantastike të mendosh se sa shumë kontroll keni ju kur krijoni një reklamë dhe që të paguani thjesht dhe vetëm për blerësit tuaj të mundshëm.

Më poshtë do të gjeni 10 hapa në të cilat ju kaloni dhe duhet të merrni parasysh siç duhet kur krijoni një Fushatë në Facebook. Këto 10 parametra iu ndihmojnë të targetoni në mënyrë të saktë audiencën e reklamës tuaj, kështu qëllimi juaj i reklamimit mund të arrihet. Njiheni mirë secilin përpara se të qartësoni përfundimisht se si mund të qërfitoni sa më shumë prej tyre.

E fillojmë!!

#1 Krijoni Reklamën Tuaj

– Pasi ju lidheni në llogarinë tuaj në Facebook, nëse klikoni si në foto trekëndëshin dhe më pas zgjidhni Krijoni Reklamë (Create Ads – ose sipas gjuhës që po përdorni në Facebook). Klikoni aty dhe jeni gati për të filluar tek faqja që do t’ju shfaqet.

#2 Zgjidhni se çfarë do të Reklamoni

– Hapi tjetër është që ju të dini nevojat tuaja, pra ku dëshironi ta drejtoni trafikun. Ju keni shumë opsione se çfarë të promovoni si: Aplikacione, Linqe, Domeine, Vende, Evente, Oferta etj. Për shembull ju mund të doni të keni sa më shumë pëlqime për faqen tuaj, ose mund të doni që vizitorët të shkojnë në një seksion të caktuar tek faqja juaj e internetit për të blerë diçka, për të lexuar diçka, etj.

intention

#3 Bëni Reklamën

– Për këtë hap do t’ju nëvojitet një tekst i shkurtër si edhe një link (po supozojmë që ju dëshironi të dërgoni vizitorë tek faqja e kompanisë tuaj për të shitur një produkt apo shërbim). Këtu ju e keni të thjeshtë ta menaxhoni pasi çdo gjë që ju shkruani do të paraqitet tek pjesa e djathtë e ekranit dhe ju e keni të qartë se si kjo reklamë do të duket tek audienca juaj. Ju mund të shkruani dhe rishkruani tekstin në mënyrë që të përputhet me nevojat tuaja të reklamimit si edhe të transmetojë saktë mesazhin tuaj.

#4 Targetoni Audiencën Sipas Vendndodhjes Gjeografike

– Pra këtu Facebook iu lejon të përcaktoni qartësisht se ku ju dëshironi të shisni, si: Shtetin, qytetin, rajonin, madje edhe duke përzgjedhur opsionin që të përfshini rrethinat me 10, 25 apo 50 km rrotull jush. Në rast se ju dëshironi të targetoni vetëm një qytet të Shqipërisë ndoshta targetimi me qytete mund të mos jetë i plotë ndaj unë do të sugjeroja të targetoni vetëm me shtet. Nëse ju keni audience jashtë Shqipërisë atëherë kjo është shumë ndihmuese për ju që ta përshkallëzoni targetimin aty ku ju keni interes, për shembull nëse dëshironi pjesëmarrës në një event dhe targetoni qytetin/rajonin, por edhe rrethinat që e kanë të thjeshtë të vijnë.

#5 Targetoni sipas Moshës & Gjinisë

– Nëse për ju është e rëndësishme t’i drejtoheni një moshe apo gjinie të caktuar, ky është mjeti që jua lejon këtë. Zgjidhni pikërisht atë moshë dhe gjini të cilës i drejtohet reklama juaj, apo më saktësisht e thënë, që produkti juaj do t’ju zgjidhë një problem që ata kanë.

#6 Targetojeni Reklamën tuaj sipas Interesave Specifikë që njerzit kanë shprehur

– Një element shumë i pëlqyer nga specialistët e reklamave në facebook është Targetimi i Detajuar sipas interesit. Kjo nënkupton se ju i kërkoni Facebook që reklamën tuaj ta shfaqë vetëm tek ata që plotësojnë kriteret tuaja të interesit, ku tek Demografia mund të përmend disa: Edukimi, Etnia, Eventet e jetës, Prindërit, Pikëpamjet Politike, Statusi Civil etj. Tek Interesat mund të përmend nëse janë të interesuar për Biznes, Punësim, Hobi etj. Tek Sjellja mund të përmend: Interes ndaj teknologjisë, Aplikacionet, Udhëtimet, etj. Madje edhe nëse interesin që iu duhet ju nuk e gjeni në një listë, Facebook iu mundëson që të kërkoni me fjalëkyç (keyword) dhe përsëri ajo do t’ju përfshihet në targetim. Madje duke shkuar edhe më tej, risia më e re nga Facebook është që ju kur bëni një kërkim tek kutia sipër në profilin tuaj, aty shfaqen disa sugjerime me lajmet më trend, apo fjalëkyçet më të kërkuara, ju mund të përfitoni edhe nga ajo audiencë.

interest

#7 Targetoni bazuar në lidhjen që ju /(faqja juaj e biznesit) ka me audiencën që ju synoni

– Ndërkohë që ju tashmë keni pasur mundësi të targetoni sipas moshës, gjinisë dhe interesit, opsioni tani është të targetoni sipas lidhjes që keni me audiencën.

Spo kuptoni gjë? Relaks, jam unë këtu!   🙂 

Për ta shpjeguar më tej: Supozojmë që ju keni një faqë e cila ka ndjekësit e saj, por ju keni nevojë që të targetoni miqtë e tyre. Ky opsion është krijuar, duke marrë parasysh disa parametra psikologjike të sjelljes së blerësve. Për shembull, unë e kam më të thjeshtë të klikoj një reklamë kur një apo disa nga miqtë e mi janë ndjekës të kompanisë që po e reklamon. Në kemi nevojë për një “provë sociale” për të ndërmarrë një veprim. Një opsion brenda kësaj kategorie është që, p.sh. nëse ju keni publikuar një ofertë dhe ata kanë marrë ofertën, ju mund të targetoni ata nëse keni nevojë që ata të marrin edhe një hap më tej dhe të blejnë një produkt tjetër i cili është i lidhur me ofertën që kanë marrë.

#8 Vendosni Buxhetin dhe Objektivat

– Ky hap është pak me “spec” siç i themi në gjuhën popullore. Nëse ju nuk jeni të vëmendshëm dhe të fokusuar, ju mund ta neglizhoni dhe në vend që të paguani për çdo klikim(CPC), mund të jeni duke paguar për shfaqje (impression). Pra ju do të merrni edhe ca klikime por ju do paguani më shumë. Gjithashtu ajo se çfarë unë iu sugjeroj gjithmonë klientëve të mi është që duhet të nisin fushatën e tyre me një buxhet të vogël dhe pasi ta kenë testuar dhe optimizuar mund ta kalojnë në fushatë me buxhet të plotë. Ky hap është nga më të rëndësishmit kur zgjidhni që të reklamoni në Facebook, pasi për një mosvëmendje në fund të fushatës do keni disa klikime dhe asnjë shitje, një dështim për kompaninë.

#9 Rikontrolloni Reklamën Përpara Publikimit

– Përpara se ta konfirmoni reklamën tuaj, shfaqet një nënfaqe e cila iu lejon edhe një herë të shikoni të gjitha parametrat që keni paracaktuar. Nëse çdo gjë është ok ju e konfirmoni, nëse jo klikoni editimin (redaktimin).

#10 Lançoni Reklamën Tuaj

– Kjo pra ishte! Reklama juaj është gati për tu publikuar. Ju mbetet vetëm të klikoni “Place Order” dhe reklama juaj do fillojë të shfaqet.

Kjo pra ishte rruga se si të krijoni një reklamë. Këto hapa nëse përdoren siç duhet sjellin për kompaninë ku ju punoni rezultate shumë të kënaqshme.

Nëse ju dëshironi ta rrisni nivelin tuaj të administrimit të reklamave dhe të specializoheni, apo nëse ju dëshironi që këtë ta ktheni në një profesion dhe keni nevojë për më shumë informacion, mos hezitoni të më shkruani direkt në hapësirën e komentit më poshtë duke specifikuar qartësisht interesin tuaj.

Deri në artikullin tjetër ju uroj sa më shumë sukses nëse do të merrni guximin t’i vini në praktikë teknikat e shpjeguara.

Këshilla Për Reklamim Në Facebook

Facebook Comments Box

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.