Një Adresë Viabox Për Blerjet Tuaja Online

Një Adresë Viabox Për Blerjet Tuaja Online

Kohët e fundit më është kërkuar të bëj konsulencën e një kompanie amerikane në lidhje me prezencën e saj online.

Kjo kompani, Viabox,  është e lokalizuar në Oregon, Shtetet e Bashkuara dhe si profil të aktivitetit të saj ka “package forwarding”, e thënë më qartë, kjo kompani vendos në dispozicionin tuaj një adresë postare amerikane me magazinë, ku dorëzohet pakoja që ju e blini online dhe me një pagesë minimale ata e përcjellin në adresën tuaj kudo që të jetë.

Shumë dyqane online të cilat janë të ndodhura në Amerikë nuk do të shpërndajnë dot produktet e tyre jashtë Amerikës, disa munden të sjellin mallrat në disa shtete të Europës, shpesh jo në Shqipëri.

Kjo është për të ardhur keq në fakt, pasi shumë marka që ne mund ti blejmë direkt, nuk munden të na dorëzohen në Shqipëri, ose nëse do t’i blejmë në Shqipëri, do të jenë super të shtrenjta. Ose thjesht nuk i gjejmë në Shqipëri.

Përsa i përket fushatave që po i konsultoj për këtë kompani do t’ju përditësoj në një artikull tjetër.

Duke punuar për fushatat e Viabox në rrjetet sociale, iu futa edhe më në detaje mënyrës se si funksionon, ndaj edhe doja ta ndaja me ju.

Më poshtë është një tabelë krahasuese me tarifat e këtij shërbimi nga disa kompani dhe krahasimi me Viabox.

Package Forwarding With Viabox

 

E dini qe kjo mund t’i shërbejë dikujt që dëshiron të punojë me “drop-shipping”?

Nëse nuk keni dëgjuar se çfarë është drop-shipping, po jua shpjegoj shumë shkurt. Drop-shipping është një nga format e të punuarit online. Supozojmë ju gjeni një produkt online, ju e dini që ky produkt kërkohet në vendin tuaj dhe shikoni që do të kishte blerës të interesuar. Ju e blini produktin P me 5$ dhe e dini që një produkt i tillë në treg mund të shitet me 10$. Pasi e shisni produktin ju keni fituar 5$. Mendojeni që ju në një pako të caktuar mund të transportoni një sasi më të madhe se 1 copë. A nuk do ta përsërisnit këtë gjë vazhdimisht përderisa ekziston një kompani e cila ju mundëson transportimin e ketij produkti të veçantë në tregun tuaj?

Unë mendoj se Po, personalisht e kam testuar drop shipping për produkte femërore dhe sinqerisht ja vlen.

Pra, kjo ishte për sot një formë e të punuari dhe fituarit para online.

Do dëshiroja shumë të kisha komente nga persona që kërkojnë më shumë info se si funksionon dhe që kanë dëshirë të punojnë online në këtë mënyrë.

Qendroni syhapur për të tjera

teknika dhe forma të vetpunësimit online

Këshilla Për Reklamim Në Facebook

Facebook Comments Box

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.