Reklamat në Instagram: Çfarë iu Duhet të Dini që Reklamat Tuaja të Konvertojnë

Reklamat në Instagram: Çfarë iu Duhet të Dini që Reklamat Tuaja të Konvertojnë

Instagram është pjesë e kompanisë Facebook, por ja si e shpjegon Carolyn Everson, Global Marketing Solutions @Facebook

Në Facebook, ju ndiqni njerzit me të cilët jeni të lidhur, miqtë, kompanitë me të cilat keni lidhje apo njohje, etj. Në Instagram njerzit ndjekin pasionet dhe interesat e tyre, ndaj nuk është aspak e çuditshme për dikë në Instagram të ndjekë njerëz që nuk i njeh personalisht por ama ndihen të frymëzuar nga ato se çfarë ata shpërndjanë në profilin e tyre në Instagram.

Ti kthehemi profilit tonë dhe qëllimit se pse na duhet Instagram – Reklamat!

Reklamat në instagram janë një mjet më tepër që ju të targetoni sipas audiencës që dëshironi, njësoj si në Facebook. Por, kështu mund t’ju duket pasi në fakt kur hyn më thellë në reklamat në Instagram shikon që edhe krahasuar me Facebook kjo platformë ofron më tepër.

Më poshtë kam vendosur disa parametra për t’u konsideruar kur vendosni të krijoni një reklamë në instagram, me qëllimin që ajo të konvertojë.

 

  1. Rëndësia e Demografisë

Gjykimi i parë është që ata që përdorin Instagram janë të rinjtë. Por deri para disa vitesh e njëjta gjë thuhej edhe për Facebook, por shikoni se sa shumë përdoret sot pavarësisht nga mosha… Koha ka treguar se njerzit përshtaten shpejt me format e reja online të komunikimit. Janë të etur për tu bërë pjesë e tyre. Instagram tashmë është në fillim, le te themi, do vijë koha që demografia e saj do jetë gjithëpërfshirëse. Tashmë ka filluar!

Gjithashtu dua t’ju vë në dukje se me qëllim që të rrisni në mënyrë të ndjeshmë cilësinë e audiencës tuaj, mendoni në mënyrë strategjike se si ti lidhni profilet sociale të biznesit tuaj me njëra tjetrën. Njerzit kanë tendencën t’ju ndjekin ju nga njëra platformë në tjetrën shumë natyrshëm.

Me këtë në mendje duhet të konceptoni çdo fushatë në Instagram.

  1. Paraqitja e Imazhit që Zgjidhni për Reklamë

Ndryshe paksa nga Facebook që një rol më të madh ka mesazhi, në Instagram ajo që flet më shumë është fotografia. Ndaj duhet të siguroheni që ajo të jetë tërheqëse, sa më e thjeshtë, të transmetojë ndjesi positive dhe çfarë është më e rëndësishmja të transmetojë mesazhin e asaj çfarë ju dëshironi të arrini nga ndjekësit tuaj.

 

  1. Mos u Përpiqni të Shisni Me-Çdo Kusht

Natyra njerëzore është e formuar në atë mënyrë që ne nuk na pëlqen të na sforcojnë vendimmarrjen apo të na imponohen, kur behet fjalë për të nxjerrë kuletë, apo kartën për të paguar.

Trajtimi duhet të bëhet në atë formë që vetë ndjekësit tuaj ta ndjejnë se duhet të veprojnë në bazë të informacionit që ju keni shpërndarë.

 

  1. Tregoni Qëllimin tuaj: Butoni i Ftesë-për-Veprim

Butoni i Ftesë-për-Veprim apo njohur si “call to action”, fton audiencën tuaj të shkojnë tëk hapi pauses në matricë. Reklamat në Instagram jua lehtësojnë këtë hap me kategoritë që ju i zgjidhni që në momentin që krijoni reklamat. Ndjekësit tuaj  menjëherë e kuptojnë se çfarë pritet më pas: Regjistrim, Rezervoni Tani, Merr Ofertën, Mëso më Shumë, etj. Pra lehtëson kuptimin e qëllimit që keni ju ndaj një veprimi të tyre.

E parë në një këndvështrim më të largët, në atë që internet marketerët po e aplikojnë në strategjitë e tyre të promovimit, njihet si teoria e “Urës”. Në fjalë të thjeshta, nëse e konsiderojmë procesin nga reklamimi deri tek blerja si një rrugë që shkon nga 1 tek 2. Nëse gjatë kësaj rruge ne vendosim keto “Ura” të cilat marrin një lloj konfirmimi nga ndjekësit tanë nëse duan të vazhdojnë më tej, atëherë sa herë që një urë kalohet me sukses, aq më e sigurtë është mundësia që këta që e kalojnë urën të jenë blerës në pikën 2.

Shpresoj të kem qënë e qartë pasi kjo është për një nivel të avancuar trajnimi, por, gjithesesi nëse dëshironi të thelloheni dhe ju lind një pyetje, thjesht shkruani një koment më poshtë.

   5. Duhet të jeni Autentik

Të jesh i veçantë, i vërtetë dhe unik është  e rëndësishmë, jo vetëm për t’ju identifikuar ju dhe brandin tuaj (apo të kompanisë që ju po promovoni), por edhe sepse platformat e reklamave e pëlqejnë këtë gjë.

Por në mënyrë absolute duhet të mbani njërin sy tek profilet e konkurrentëve tuaj. Çfarë bëjnë ata, çfarë mesazhesh dhe fotosh përorin ata. P.sh. nëse ju shikoni që një foto e caktuar po tërheq vemendjen e ndjekësve në mënyrë organike (pa qënë reklamë apo e promovuar), ju patjetër një foto si ajo duhet ta përfshini në reklamat tuaja, pasi audienca që ju synoni do ta pëlqejë atë dhe do të ndjekë rrugën tuaj.

Kjo është e bukura e rekalamve, platformat online ju japin pafund mundësi që me reklama ti sjellin audiencat tuaja të interesit në “rrugën” tuaj. Ju mbetët vetëm ti mbani aty në vazhdimësi.

 

  1. Jo Vetëm me Reklama

Pavarësisht se ju paguani për reklamat tuaja, kjo sdo të thotë se Instagram ka shumë qejf vetëm ato. Përmbajtja që ju duhet të shpërndani në profiling tuaj duhet të jetë me interes për publikun që iu ndjek si edhe me të njëjtën cilësi që iu kushtoni reklamave. Në mënyrë që algoritmet e përdorura nga Instagram të sigurojnë shpërndarjen e reklamave tuaja në një mënyrë sa më optimale, ata përdorin edhe të dhëna nga llogaria juaj, nga çfarë postoni, cilët janë ndjekësit tuaj, si reagojnë ata ndaj përmbajtjes, informacionit dhe fotove që ju shpërndani zakonisht.

Ndaj kushtojini kujdes dhe mendoni se pas çdo veprimi (postimi në këtë rast) duhet të ketë një strategji që e ndjek. Kjo kërkon një trajnim më të avancuar se si të krijoni një strategji afatgjatë të blerjes dhe komunikimit me audiencën dhe blerësit tuaj.

 

Për ta përmbyllur!

Duke bërë që sa më shumë njerëz t’ju ndjekin në llogarinë tuaj në Instagram, ju në të njëjtën kohë kur beni reklama aty, përqindja e klikueshmërisë do të rritet (CTR). Duke folur përseri në termat teknikë, do të ulet kostoja për klikim (CPC). Kjo do të thotë se buxheti juaj është optimizuar.

Mendoni gjithmonë mbi qellimin final të biznesit tuaj, mund të kërkojë një rrugë më të gjatë por edhe më të sigurtë pasi kalohen gjithë “urat” që ju vendosni ndërmjet.

Uroj t’ju jetë dukur një informacion me interes dhe ju ftoj të bëni prova për të optimizuar shitjet tuaja.

 

Këshilla Për Reklamim Në Facebook

Facebook Comments Box

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.