Si Të Përdorni Platformat Freelance Për Të Punuar Online Dhe Të Fitoni Para
Për tju treguar se sa e gjerë është hapësira se ku dhe si ju mund të punoni online, çdo jave ju do të keni të paktën një opsion se si të filloni që sot të punoni online dhe të fitoni para.
Sot do ju tregoj për dy të tilla dhe se si ti kombinoni me njera tjetrën.
Kohë më parë kam publikuar një artikull të ngjashëm tek blogu im How to leverage Fiverr and earn more money dhe prej asaj dite shikoj anëtarësime të vazhdueshme për mundësitë e të punuarit në internet.
Duhet të kuptoni një gjë, që çdo opsion që unë e shpjegoj apo sugjeroj është më përpara i provuar vetë nga unë që funksionon. Asnjëherë sdo ju tregoja diçka që se kam të sigurtë që funksionon.
Pra dy platformat që dua tju tregoj sot janë:
Si mundeni ju të fitoni para duke përdorur këto dy platforma freelance?
Fillimisht duhet të regjistroheni tek secila si anëtar. Është FALAS të regjistrohesh.
Funksionimi i Freelancer:
Freelancer është ndoshta platform më e madhe në botë për ndërmjetësimet. Unë jam anëtare aty prej vitit 2011.
Ti regjistrohesh, plotëson profilin, zgjedh aftesitë e duhura që mund tëo frosh. Pastaj, shkon tek seksioni i shfletimit të projekteve.
Në Freelancer ti aplikon për punët/projektet e publikuara që të përshtaten me njohuritë dhe aftësitë e tua. Ti oferton (jep afatin brenda të ciles e realizon punën dhe pagesën që je i/e gatshme ta kryesh punën). Gjatë procesit të aplikimit për një project të caktuar, ju duhet të bëni një përshkrim të plotë se psë punëdhënësi duhet t’ju zgjedhë ju. Pastaj pret që punëdhënësi të të zgjedhë ose të fton në një intervistë në live chat.
Patjetër që në freelancer ka edhe më shumë opsione, që duhet t’i zbuloni vetë.
Funksionimi i Fiverr:
Ndryshe nga Freelancer ku ju duhet vetë të kërkoni për punë, në Fiverr ju duhet të ofroheni për punë. Ju ofroni shërbimet tuaja në Fiverr. Shërbimet në Fiverr quhen Gig’s. Një llogari e krijuar ne Fiverr mund të ofrojë deri në 20 gigs të ndryshme. Larmishmëria e shërbimeve është E PAIMAGJINUESHME. Një shërbim në Fiverr fillon nga 5$.
Çfarë mund të ofroni në Fiverr?
Këto janë kategoritë bazike, por brenda tyre ka pafund mundësi.
Ju ftoj të regjistroheni dhe të shikoni përqark se si të tjertët e prezantojnë veten dhe se si ju mund të bëni të njëjtën gjë.
Ti kthehemi profilit tim!
Unë nuk jam as Programuese, as Dizenjuese, nuk di të bej video, nuk mund të shkruaj artikuj për çfarëdo tematike përveç internet marketing dhe fusha të ngjashme me të, por unë di një gjë, unë di të NDËRMJETËSOJ!
Siç edhe jua kam treguar më përpara nëse ju mësoni të jeni eksperti më I mirë I ndërmjetësimit, do vijnë të tjerë tju kërkojnë. Vetëm brenda disa javësh aktivizimi ne Fiverr unë mora Stemën nr.1 dhe vetem per pak jam tek Stema nr.2 që është edhe niveli më i lartë në Fiverr. Po të shikoni profilin tim kam vetëm vlerësime me 5*. Dhe e gjitha kjo duke mos bërë asngjë vetë.
Këtu futet ndërmjetësimi që bëj. Marrim më të thjeshtën, të shkruash një artikull në Fiverr, fitimi është 5$, pas 1$ që është komisioni i Fiverr mbeten 4$. Është shumë e thjeshtë të shkosh në Freelancer dhe të hapësh një projekt si punëdhënës në këtë rast dhe të presësh ofertimet. Të interesuarit j’u dërgojnë edhe shembuj të punëve të kaluara. Ju zgjidhni dikë që mund ta shkruajë këtë artikull për ju. Le të themi për një çmim që varion 1.5$-2$ për 300 fjalë.
Ju thjesht do bëni “forward” punën e dikujt tjetër. Nuk j’u duket e thjeshtë për të bërë? Mua më duket gjëja më e thjeshtë për të fituar para online edhe kur nuk dini të bëni asgjë. Kur s’keni një talent apo specialitet.
Ju sfidoj që kush arrin brenda një muaji të më dërgojë qoftë një gig të blerë në fiverr, unë do ta bëj pjesë e grupit tim privat ku ju do të keni munësinë të mësoni mbi programe private të niveleve ndërkombëtare të ndërmjetësimit.
Pra si ju duket sfida? Është e arritshme për ju? Jeni në gjendje tja jepni vetës këtë mundësi?
Çdo vendim apo arritje qëndron vetëm në dorën tuaj!
Be cool, until the next opportunity posted by me!