Të Reklamosh në Facebook Biznesin Tënd
Tashmë është e qartë se trendi më i ri është të bëhesh pjesë e një rrjeti të gjerë social siç është Facebook. Si individ, në Facebook ju do të jeni në gjendje të qëndroni në kontakt me miqtë tuaj por në të njëjtën kohë të njihni të gjitha kompanitë, ofertat dhe shërbimet e tyre të publikuara vazhdimisht në kohështrirjen tuaj.
Nga ana tjetër, nëse ju keni një biznes online, ju do të shikoni se si Facebook do t’ju ndihmojë të promovoni faqen tuaj të internetit ose biznesin tuaj. Marketingu në Facebook është aktualisht mjeti më efikas për promovimin online të biznesit tuaj.
Për shkak se gjithmonë e më shumë anëtarë po i shtohen kësaj platforme edhe bizneset në botë gjithmonë e më shumë po përfshihen për të marketuar shërbimet dhe produktet e tyre. Me Facebook patjetër që shansi që bizneset të rrisin të ardhurat e tyre është i lartë.
Nëse e keni vënë re edhe vetë facebook është në një fushatë reklamimi të vazhduëshëm qe të rrisë numrin e të regjistruarve në platformë, kjo indirekt prek edhe biznesin tuaj, sa më shumë përdorues në Facebook aq më shumë klientë të mundshëm për ju.
Sipas statistikave, njerzit janë 3-5 here më shumë të predispozuar të blejnë një produkt nëse miqte e tyre e rekomandojnë, pëlqejnë apo shpërndajnë – kanë angazhim me të.
E rëndësishme si në çdo formë tjetër reklamimi është targetimi i saktë. Parametrat e Facebook të lejojnë të targetosh audiencën deri në detajet me minimale, madje edhe duke përdorur një listë ekzistuese të email qe ju keni nga klientët ekzistues.
Përdorimi i mënyrës së duhur të reklamimit në Facebook do të sigurojë në mënyrë të qëndrueshme klikime, regjistrime dhe shitje produktesh.
Nëse po mendoni se biznesi juaj nuk është i përshtatshëm për Facebook – Mendojeni dy herë.
Ose na dërgoni një koment më poshtë dhe ne do tju japim FALAS prespektivën tonë mbi avantazhet qe biznesi juaj mund të ketë në Facebook apo platforma të tjera reklamimi online.