Kuptoni 5 Mënyrat Që iu Sigurojnë Efektivitetin e Fushatës në Facebook
Të krijoni një fushatë reklamimi që është efektive, përfshin më shumë se thjesht të shfaqni reklamën tuaj në Facebook. Sigurisht që mund të ndodhë edhe që të keni sukses në këtë formë, por ju duhet që gjithmonë të siguroheni të merrni në konsideratë 5 këshillat e mëposhtme për të pasur një sukses të vazhdueshëm.
- Reklamat vetëm Mobile (Mobile ads) – Studimet tregojnë se 75% nga total përdoruesit e Facebook do të hyjnë në rrjet përmes telefonave të tyre celularë. Ndaj Facebook ka krijuar mënyrën që ju t’i krijoni dhe menaxhoni reklamat mobile, veçmas nga to për desktop. Shumë reklamues së fundmi po provojnë metoden e ndarjes së targetimit të fushatave mobile dhe atyre në desktop brenda të njëjtës fushatë, se sa të krijojnë dy fushata të ndryshme. Kjo është një metodë tepër efikase për të optimizuar buxhetin tuaj në një vend.
- Reklama për Aplikacionin tuaj Mobile – Nëse ju keni një aplikacion mobile për brandin, shërbimin apo kompaninë tuaj, së pari ai duhet të gjendet në AppStore ose GooglePlay. Ndaj kujdesuni ta bëni të aksesueshëm për përdoruesit iPhone ose Android. Nëpërmjet fushatave të krijuara për aplikacionet mobile, Facebook iu krijon mundësinë që ju të kontrolloni shkarkimet e aplikacionit tuaj. Kjo është edhe më tëpër efektive, kur qëllimi juaj është të krijoni komunitetin tuaj të besuar. Pas çdo shkarkimi të aplikacionit tuaj, ju do të jeni në gjendje të krijoni një lidhje të drejtpërdrejtë me përdoruesit tuaj. Sidomos nëse jeni një startup që po përpiqeni të krijoni sa më shumë angazhim nga përdoruesit tuaj, kjo është një mënyre tepër e fuqishme.
- Ritargetimi – Kjo po ndodh tashmë! Më thoni sa prej jush kanë vizituar një faqe internet dhe reklama me atë faqe apo produktet/shërbimet që ajo ofronte, iu ndjekin kudo që shkoni? Kjo ndodh edhe pse ju mund të mos keni bërë asnjë blerje tek ajo faqe. Pra përmes ritargetimit ju do ta “ndiqni” klientin tuaj kudo në internet.
Për këtë arsye Facebook ka krijuar një mjet tepër të fuqishëm ku ju mund të targetoni audienca të posaçme që ju i krijoni në Facebook. Këto audienca të posaçme (custom audiences) ju mund t’i krijoni bazuar në elementët tuaja të targetimit (demografia, mosha, gjinia, shteti etj) dhe t’i ruani duke i cilësuar me një emërtim të caktuar dhe sa herë bëni një ritargetim ju e përzgjidhni këtë audience.
- Eksperimentoni me postimet në faqen tuaj – Si reklamues, ndonjëherë kur ju krijoni një fushatë në Facebook mund të vendosni të promovoni një postim që ka qënë tashmë i publikuar në faqen tuaj në Facebook, ose mund të zgjidhni të krijoni një postim të ri që nuk është postuar më përpara.
Sugjerimi im është që ju të zgjidhni të promovoni një postim që ka një audiencë të vetën në faqe dhe ka renditje të mirë mes postimeve me të fundit të faqes. Nëse ju jeni seriozë në lidhje me reklamimin në Facebook, atehere patjetër që e keni parë një njoftim që Facebook j’ua vë në dukje se cili është postimi që spikat më shumë. Nësë se keni venë re, kushtojini më shumë vëmendje herës tjetër. Madje Facebook iu sugjeron edhe që ju ta beni atë reklame (duke i bërë boost). Kur një postim plotëson këto parametra, ROI do të shkojë në nivele maksimale dhe kostoja e angazhimit do të jetë tepër e ulët.
- Krijoni rotacion të dizenjimit të reklamës tuaj – Provoni vazhdimisht dhe ndryshoni vazhdimisht. Kjo është ajo që mua më jep rezultat, përmirësimi i vazhdueshëm i reklamave në mënyrë që të mos jenë të mërzitshme për audiencën dhe t’i bëjë ata të largohen pa klikuar. Sa më shumë ta aplikoni këtë metodë aq më të suksesshme do të jenë reklamat tuaja.
Për verisonin Anglisht të këtij artikulli klikoni këtu
Nëse ju dëshironi ta rrisni nivelin tuaj të administrimit të reklamave dhe të specializoheni, apo nëse ju dëshironi që këtë ta ktheni në një profesion dhe keni nevojë për më shumë informacion, mos hezitoni të më shkruani direkt në hapësirën e komentit më poshtë duke specifikuar qartësisht interesin tuaj.
Deri në artikullin tjetër ju uroj sa më shumë sukses nëse do të filloni t’i vini në praktikë teknikat e shpjeguara.